28-01-2023

Botërori: Sot katër duele interesante, në mbrëmje luan Messi

Kampionati Botëror i Katarit do të vazhdojë sot me katër duele tjera mjaft interesante.

Duke u nisur nga ora 11:00, Tunisia që e mori një pikë të madhe ndaj Danimarkës xhiron e kaluar, do të përballet me Australinë, e cila u mposht nga Franca.

Tri orë më vonë, nga 14:00, Arabia Saudite që befasoi të gjithë duke fituar ndaj Argjentinës do të përballet me Poloninë, që barazoi ndaj Meksikës.

Nga ora 17:00, lideri i grupit D, Franca do të takohet me favoritin tjetër për ta kaluar grupin, Danimarkën, e cila barazoi 1:1 me Tunisinë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

https://gazetaeprizrenit.net/prizren-ne-shatervan-disa-persona-tentojne-tia-vene-flaken-nje-butiku/

E krejt në mbrëmje, nga ora 20:00, Argjentina do ta kërkojë këndelljen dhe do ta ketë rastin e fundit për të kaluar tutje, kur përballet me Meksikën. /GE

Asnjë koment

Comments are closed.