26-11-2024

Jepen sqarimet e fundit sa i përket 100 eurove nga Qeveria

Pyetje të shumta janë ngritur pas dheniës së njoftimit se Qeveria e Kosovës do të subvencionoi për muajin prill me nga 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat, publik, studentët, pensionistët.

MF sot ka treguar në detaje se kush ka të drejtë të aplikoi për këtë subvencionim:

Pyetje të bëra shpesh lidhur me shtesën 100 euro për punëtorë
🔸Unë marr pagë mujore 1,000 euro në muaj, a kualifikohem për mbështetjen financiare prej 100 euro?
🔹Të gjithë punëtorët të cilët marrin pagë primare deri në 1,000 euro bruto mund të aplikojnë për përfitim nga mbështetja financiare
🔸Shtesa prej 100 euro, a është neto apo bruto?
🔹Shtesa është subvencion, andaj paguhet neto në vlerë prej 100 euro.
🔸Jam e punësuar në Ndërmarrjen Publike KEK, a kam të drejtë aplikimi?

🔹Po, punëtorët e ndërmarrjeve publike të cilët marrin pagë deri në 1,000 euro bruto mund të aplikojnë për mbështetje në formularin e ATK-së sipas vegëzës në vijim https://apps.atk-ks.org/Subvencionim.
🔸Unë jam punësuar në muajin mars, a më takon mbështetja financiare?
🔹Kriter për mbështetje financiare është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në muajin shkurt 2022. Megjithatë, nëse ju jeni punësuar në muajin mars dhe jeni të deklaruar në muajt mars, prill dhe maj, atëherë ju mund të aplikoni tani dhe të përfitoni nga mbështetja në muajin qershor.

🔸Deri kur është e hapur forma e aplikimit për mbështetje financiare për sektorin privat?
🔹Aplikimi për mbështetje do të jetë i hapur nga data 21 prill deri më 20 maj 2022.
🔸Jam e punësuar në një Organizatë Jo-Qeveritare, a kam të drejtë aplikimi?
🔹Po, të gjithë punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit, dhe paga e tyre nuk e kalon vlerën prej 1,000 euro bruto mund të aplikojnë për mbështetje në formularin e ATK-së.
🔸A duhet të aplikoj për përfitim nga masa mbështetëse unë si i punësuar, apo punëdhënësi im?
🔹Aplikimi për mbështetje financiare duhet të bëhet nga punëmarrësi.
🔸A mund të aplikoj për mbështetje si i vetëpunësuar?

🔹 Nëse jeni i vetëpunësuar dhe keni paguar tatim më shumë se 0 euro e më pak se 3,000 euro në periudhën janar – mars 2022, atëherë ju kualifikoheni për mbështetje.
🔸 Si i vetëpunësuar, a duhet të jap të dhënat e llogarisë personale apo llogarisë së biznesit?
🔹 Të dhënat në formën e aplikimit duhet të jenë të llogarisë bankare personale.

https://apps.atk-ks.org/Subvencionim?fbclid=IwAR1WYVw7xgVSZ0wiMFfKP_pqS2tB4cbCZyGn80YIFwdSbgNMqF_4FfxZUoQ

Asnjë koment

Comments are closed.