24-11-2024

Ka marrë 16 rroga për tre vjet, por nuk ka punuar asnjë ditë

Një grua kaloi tre vjet në 16 pozicione të ndryshme të korporatës dhe nuk u paraqit kurrë, sipas një raporti të publikuar nga Business Insider.

Gruajanë Kinë, së cilës iu dha pseudonimi Guan Yue, ishte pjesë e një mashtrimi të madh në punë me vlerë gati shtatë milionë dollarë.

Gazeta shtetërore e Kinës Xinmin, thekson se Gwan mbante shënime për të gjitha punësimet e saj dhe se gjatë intervistave për një punë të re, ajo fotografonte veten dhe më pas ua dërgonte ato fotografi punëdhënësve të saj, duke pretenduar se po takohej me klientët.

Së bashku me bashkëshortin e saj, i cili gjithashtu ishte pjesë e mashtrimit, Gwan përdori të ardhurat për të blerë një apartament në Shangai, duke përdorur llogari të shumta bankare.

Skema, e cila përfshinte qindra kompani, u ekspozua në janar pasi CEO i një kompanie interneti vuri re se një nga punonjëset e tij punonte në një kompani tjetër në të njëjtën kohë.

Mediat raportojnë se këto lloj mashtrimesh pune janë një problem i madh në Kinë, vlerësohet se ka rreth 700-800 grupe mashtruesish që marrin shumë punë nga punëdhënësit./FrontOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.