24-11-2024

Kabashi kritikon kremtimin e Ditës së Çlirimit në Prizren, e quan më tepër se skandaloz

Ish-komandanti i Batalionit të Kabashit, njëherësh kryetar i degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, ka hedhur kritika të ashpra për mënyrën e shënimit të Ditës së Çlirimit në Prizren, duke e quajtuar atë si “mëse skandaloz”, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Ai këtë e ka bërë në nëpërmes profilit të tij në “facebook” ku ka shkruar:

“Të nderuar familjar të Dëshmorëve të UÇK-së , qytetar të Prizrenit dhe Kosovës , të gjithë Ju veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , ju Uroj ditën e madhe të Çlirimit dhe Lirisë në këtë vit jubilar të 20-të.

Shumë të nderuara Nëna, Etër, Bashkëshorte, Djem dhe Vajza të Dëshmorëve të Kombit.

Sa here që kemi datat përkujtimore për bijtë Tuaj dhe shokët tanë , Ne veteranët , shokët e bijëve Tuaj ndihemi keq, ndihemi të mangët, ndihemi të gjymtuar , ndihemi edhe fajtorë sepse edhe Ne nuk ju bashkuam atyre në përjetësi, ngushllim i kemi vetëm kujtimet dhe Krenarin që i njohëm dhe patëm mundësin që ti ndajm me ta gëzimin, hidhërimin, kangën, ëndrrat, emocionet dhe qastet ma të qmueshme që i përjetuam me ta gjatë luftës.

Ju gëzuam LIRISË së pritur gjatë, besuam se të gjitha problemet e trashëguara dhe përjetuara me shekuj, do ti zgjidhim shpejtë dhe lehtë. Fatkeqësisht nuk ja kemi arritur ende. Ende nuk e kemi ndarë “shapin nga sheqeri” thotë populli, nuk e kemi ndarë Veteranin e vërtet nga dezerteri, atdhetarin nga tradhtari, të ndershmin nga mashtruesi, kontribuesin nga përfituesi e edhe shpijunat e transformuar në patriota tani më.

Fatkeqësisht, dje e sidomos sot shënimi i ditës së Çlirimit në Prizren ishte mëse skandaloz , duke filluar së pari me maltretimin e familjeve të Dëshmorëve me vendosjen e tyre në pikë të Diellit, mos definimin e një agjende të sakt ose mospërfilljen e saj duke bërë një pështjellim në Nderim të të rënve në grupe të ndara, mosrespektim të familjeve të Dëshmorëve, mosrespektim të mysafirëve dhe veteranëve të vërtet të UÇK-së , akterëve të aksionit të Çlirimit të Prizrenit, fjalimet dhe veprimet sharlatane të atyre të cilët as që kan qenë në Prizren e shumë prej tyre bile as në Kosovë, shëndrrimin e kësaj date shumë të rëndësishme në pomovime partiake, nuk është asgjë tjeter vetëm një TURP i madhë.

Tjetërsimi i histories, mohimi dhe ngritja e mjegullës për të vërteten e luftës sidomos në Prizren nuk do ta arrij ta bëjë askush, sepse Ne veteranët e vërtet jemi gjallë.

Sharlatanët e tipit të djeshëm dhe të sotshëm, që edhe emrin nuk ja vlen me ja përmend, duhet me e dit se e dijm çdo minut të aktivitetit të secilit që e ka ba gjatë periudhë së luftës në Kosovë.
Historit e bazuara në gënjeshtra janë model dhe vyrtyt i historis së Serbisë.

Do të fillojm që secilit të ja tregojm vendin ku e ka. Për gjithë këtë jam i gatshem publikisht dhe medialisht të ballafaqohem. Urime ditën e Çlirimit!”, ka shkruar Kabashi./GazetaePrizenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.