08-05-2024

Kadri Veseli viziton familjen e heroit Tahir Sinani

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka njoftuar se ka qëndruar sot në familjen e heroit Tahir Sinani.

“Për të kujtuar e nderuar veprën e Tahir Sinanit, njërit prej heronjve më të lavdishëm të luftës sonë për liri, u ndala për vizitë në shtëpinë e tij në Bujan të Tropojës. Me fëmijët, vëllezërit, nipat e mbesat e tij bisedova për heroizmin e Tahirit dhe për kurajon që ai iu jepte bashkëluftëtarëve të tij përpara çdo beteje me trimërinë e tij të rrallë”, ka thënë Veseli përmes llogarisë së tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“I lindur e rritur afër kullës së Mic Sokolit, Tahir Sinani ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e luftës për liri të popullit tonë dhe duhet të shërbejë si model frymëzimi për brezat e ardhshëm të të rinjve”.

Asnjë koment

Comments are closed.