18-04-2024

Kalon Kodi i ri Penal, mundëson gjykimin e krimeve në mungesë

Komisioni për Integrime Evropiane ka votuar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës te Kosovës për vitin 2019 si dhe plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Kryetarja e komisionit Blerta Deliu, tha se projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019, miratohet pas një numri të madh propozimesh për amendamente.Sa i përket projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Deliu tha se nuk janë në kundërshtim me direktivat evropiane dhe se si i tillë duhet që sa më shpejt të shkojë në Kuvend.

Ndërsa theksoi se ky ligj ka për qëllim të rregullojë mënyrën e gjykimit të krimeve në mungesë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.