19-07-2026

Kamionët nuk lejohen edhe sot të qarkullojnë në autoudhë

Qarkullimi i automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të kufizohet sot në autoudhët e Kosovës, nga ora 11:00 deri në 17:30.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se masa është marrë për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, ndërsa Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e temperaturave dhe do të njoftojë për çdo ndryshim.

Asnjë koment

Comments are closed.