16-10-2019

Kandidatët për deputetë flasin rreth përplasjes me qytetarët gjatë debatit në Malishevë

Në debatin me kandidatë për deputet nga komuna e Malishevës në kuadër të emisionit Frontal Live që u zhvillua në shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë. Kandidatja për deputete Lëvzijes Vetëvendosje, Jetmira Vrenezi ka thënë se nga fshati Krasavari janë përzënë kandidatët për deputet të kësaj ane nga banorët e fshatit për shkak që Nisma e ka lejuar operimin e një gurthyesi në fshat.

“Zotria nuk po e thotë të vërtetën, VV ka pas takim me qyetarët e këtij fshati dhe aty e kanë shpreh shqetësimin e tyre. Gurthyesin e kanë sjellë Nisma, gurthyesi ka vazhdu dhe është shqetësim për qytetarët e asaj ane. Nisma kanë dhënë pëlqim ministsisë për ti dhanë të drejën të operoj. Nisma është fajtori kryesor, qytetarët kanë të drejtë pse janë shqetësuar. Ata kanë të shqetusar dhe kanë shpreh mendimin e tyre”, ka thënë Vrenezi.

E kandidati i Nismës dhe AKR-së, Vesel Krasnqi ka thënë se kjo është dezinofrmatë dhe se këtë e kanë shtaktuar simpatizantët e VV-së.

“Kjo është një dezifomim sepse ne kemi kaluar shumë mirë dhe jemi mirënjohës për pritjen që na kanë bërë. Ata kanë problem me një gurthyes edhe kemi kaluar shumë mirë. Para neve ka mbajtë tubim LVV dhe sigurishtë ata kanë ngritë një shqetësim të tyre, 90 përqind e mbështesin VV-në . Pëlqimin nuk e ka dhënë kryetari i Komunës, por ministria”, ka potencuar Krasniqi.

Edhe kandidati i AAK-së dhe PSD-së, Famir Shurdhaj ka thënë se Nisma ka abuzuar me qytetarët e Malishëvës

“Kanë pas disa herë protesta pasi asniherë nuk kanë bërë debat me qytetarin dhe qeverisja lokale nuk është intresu. Nisma ka abuzu shumë me qytetarët e Malishevës dhe për këtë kanë padi në Gjykatë”, ka thënë Shurdhaj. /Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.