02-05-2024

Kandidatja për deputete e PDK-së ‘thumb’ Kurtit e Osmanit: Ciu, ciu, fry’n Veriu

Numri tre në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë, Eliza Hoxha e ka thumbuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani me një postim në Facebook.

“Ciu, ciu….fry’n VERIU”, ka shkruar Hoxha, si reagim ndaj vizitës me tensione të Kurtit e Osmanit në veri dje, raporton Express.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vizituan dje minierën “Trepça” në veri, ndërsa u raportua se kjo vizitë u ndërpre pas një reagimi i serbëve lokalë.

Këtë e mohuan nga partia e Kurtit, por më pas dolën pamje ku shihet se vizita atje u përcoll me shumë tensione.

Asnjë koment

Comments are closed.