22-11-2024

“Kanë punuar shumë”, Jashari tregon pse po i kërkon 100 euro për punëtorët e arsimit

Mjete shtesë prej 100 euro në paga për gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor ka kërkuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) nga Qeveria Hoti.Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jashari, në një intervistë për Ekonomia Online tha se këto mjete po i kërkojnë në mënyrë që të ndihmohen mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë tekniko-ndihmës.

Madje, ai tha se para fillimit të gjysmë vjetorit të dytë do të ketë një mbledhje tjetër të Këshillit drejtues, i cili do të dalë me një vendim eventual nëse nuk paguhen mësimdhënësit.

“Kemi kërkuar një shtesë në paga. Kemi kërkuar që në pagat ekzistuese Qeveria Hoti të intervenojë dhe të kemi një shtesë prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit”.“…ne besojmë që Qeveria do të intervenojë ngase që nga fillimi është thënë që në kemi përkrahur kryeministrin Hoti se po i u ndihmohet shëndetësisë dhe Policisë dhe ka qenë e drejtë kjo ndihmë sepse ata kanë pasur orar më të gjatë të punës. Dhe me të filluar viti shkollor u pa se edhe mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë tekniko ndihmës bashkë me nxënësit u përballën me një front tjetër me Covidin dhe shifrat janë alarmante dhe ne kemi bërë një kërkesë shumë të arsyeshme”.

“Ne para fillimit të gjysmë vjetorit të dytë do ta kemi një mbledhje tjetër të Këshillit drejtues do të sjellë një vendim eventual. Uroj që Qeveri Hoti të ndaj këto mjete ngase mësimdhënësit e meritojnë këtë gjë sepse janë duke punuar me norma shtesë dhe janë të rrezikuar”.Me vendim të Qeverisë gjysmëvjetori i parë ka përfunduar më herët për shkak të pandemisë, kurse do të fillojë me 18 janar.

Asnjë koment

Comments are closed.