24-01-2021

Rrahja masive në Suharekë: 7 të arrestur, gjendet edhe një armë

Dje në Suharekë ka ndodhur një përleshje masive. Për këtë rast kanë dhënë detaje nga policia.

Sipas raportit 24 orësh, nga kjo ngjarje të lënduar kanë mbetur dy të lënduar.

Policia ka gjetur edhe një revole dhe shufër metalike.

Lexo Edhe:

Totaj ia publikon Haskukës pjesën e dytë të “Cikërrimave”

Policia ka gjetur edhe një revole dhe shufër metalike.

Shtatë persona janë arrestuar, derisa arsyeja dyshohet të jetë një aksident zinxhiror.

Raporti i policisë

Suharekë 27.12.2020-15:00.Raportohet se pas një mosmarrëveshje  në mes të disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit SIX SAVER e kalibrit 9 mm dhe për momentin nuk dihet se kush e ka përdorur armën dhe cili është pronari i saj.

Njësitë policore me urdhër të prokurorit kanë bastisur në dy lokacione shtëpitë e të dyshuarve dhe gjatë kontrollit në njërin lokacion kanë gjetur një shufër metali e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes në vendin e ngjarjes e cila është sekuestruar, ndërsa në lokacionin tjetër nuk është gjetur asgjë. Lidhur me rastin janë arrestuar shtatë(7) te dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim  të prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim të policisë.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.