Kanosë shkaku i borxhit, një i arrestuar në Korishë të Prizrenit
Në fshatin Korishë të Prizrenit është arrestuar një i dyshuar K/Shqiptar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, për shkak të një borxhi ai e ka kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me 30 copë fishekë
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net