Një femër goditet me shishe në kokë në Suharekë

Në Suharekë një femër është goditur me shishe në kokë.

Rasti ka ndodhur dje në rr. “Skenderbeu”, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë i dyshuari K/Shqiptar është arrestuar. Ai pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar dhe e ka goditur me një shishe në kokë viktimën K/shqiptare.

Si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor./GazetaePrizrenit.net