16-11-2026

Prizrrn: Një 26-vjeçare ndërroi jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

Ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor, ndërsa autoritetet janë njoftuar për vdekjen e saj rreth orës 01:30.

Sipas burimeve të Sinjalit, Hyseni ishte duke u intervistuar nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kur gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.

Menjëherë është kërkuar ndërhyrja e ekipit të urgjencës, i cili i ka ofruar ndihmën e parë mjekësore.

Më pas, 26-vjeçarja është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm.

Fatkeqësisht, pak minuta pas dërgimit në spital, është konfirmuar se ajo kishte ndërruar jetë.


Pas ngjarjes janë angazhuar njësitë policore të hetimeve dhe kriminalistikës, të cilat kanë kryer veprimet fillestare për dokumentimin e rastit.

Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë i së resë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shkaku i vdekjes së Blerta Hysenit ende nuk është përcaktuar, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Asnjë koment

Comments are closed.