24-11-2024

Kanoset një pylltar në Suharekë

Një pylltar është kanosur nga dy prerës ilegal të pyllit në malet e Suharekës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

“Viktima mashkull K-Shqiptar roje e pyllit, dje ka njoftuar se është kanosur verbalisht nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas viktimës kanosja ka ndodhur kur viktima po tentonte ta fotografonte njërin prej të dyshuarve që ishte duke e dëmtuar pyllin.

Mbështetur në raportet policore, për shkak të dëmtimit të pyjeve, herë pas herë policia ka organizuar aksione për kapjen e keqbërësve. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.