17-05-2024

Kaos në Brezovicë: Fëmijët lihen në rrugë për dhjetëra kilometra, veturat bllokohen nga bora

Kaos i vërtetë është shkaktuar në Brezovicë, për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Fundjava ka gjetur shumë pushues në një prej vendeve më atraktive malore, por që rrugët nuk kanë qenë dhe aq lehtë të depërtueshme.

Shumë vetura kanë mbetur të ngecura në një vend, për shkak të pamundësisë për të qarkulluar.

Indeksonline raporton se disa shkolla edhe kanë organizuar vizitë turistike në këtë zonë, por që për shkak të kushteve atmosferike, autobusët janë ndalur në një pikë, për të vazhduar nxënësit në këmbë në rrugën disa kilometërshme.

E gjithë kjo katrahurë akoma nuk po mund të menagjohet në tërësi nga njësitet e sigurisë, përkatësisht policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka pohuar për media se rruga që çon nga Brezovica për në Qendër të Skijimit është mbyllur përkohësisht.

Indeksonline ju sjell pamje.

 

Asnjë koment

Comments are closed.