25-11-2024

Prizren: Kapen 4 shtetas të huaj, u futën ilegalisht në Kosovë

Më datë 12.09.2022 rreth ores 15:30, Policia e Kosovës ka pranuar informacione relevante se në terminal doganor në Prizren permes një kamioni me targa vendore janë futur në menyrë ilegale në Republikën e Kosovës katër (4) shtetas të huaj.

Menjëherë njesiti policor iu ka pergjigjur informacionit, janë kontaktuar zyrtarët doganor të cilët gjatë kontrollit në kamionin e tipit Mercedes, brenda në rimorkio ku kishte të ngarkuar pako higjienike kishin gjetur të fshehur katër (4) persona meshkuj shtetas të huaj.

Njësitet kompetente policore janë marr me rastin për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.