22-07-2024

Prizren: Detaje, VV dorëzon kallëzim penal ndaj Totajt dhe zyrtarëve arsimor

Sot, me datë 12.09.2022, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren ka dorëzuar Kallëzim Penal pranë Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj Shaqir Totaj dhe vartësve të tij në Komunën e Prizrenit, të cilët siç thuhet kanë degraduar arsimin në Komunën e Prizrenit përmes zgjedhjes së drejtorëve partiak dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Procesi i zgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore publike në Komunën e Prizrenit është përcjellur me parregullsi të shumta të cilat e kanë dëmtuar në masë të madhe integritetin  dhe kredibilitetin e sistemit arsimor.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, prindërve dhe shoqërisë civile për proces jo transparent e të kundërligjsëm dhe duke marrë për bazë parimin themelor të zgjedhjes së drejtorëve, ai i depolitizimit dhe parimin e ligjshmërisë në proces që parashihen me udhëzimet në fuqi, përmes këtij kallëzimi penal kërkon që organet kompetente të shtetit, të ndërmarrin masat e duhura penale-juridike për të zbardhur të vërtetën me rastin e zgjedhjes së drejtorëve në shkollat e Komunës së Prizrenit.

Qeverisja e re komunale çdo ditë e më shumë po e degradon qytetin tonë në çdo aspekt, andaj lidhur me këtë iu drejtohemi qytetarëvë, atyre që iu mohohen të drejtat ligjore për shkak të veprimeve klienteliste dhe nepotiste të këtij pushteti, shoqërisë civile dhe akterëve të ndryshëm shoqëror që të veprojmë bashkërisht për të ndalur këtë degradim dhe për të detyruar organet komunale të veprojnë në bazë të ligjit dhe konform interesit publik gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre”, thuhet në njoftim./IO

Lexo edhe:

Hetime ndaj testit për sekretarë shkollash të Prizrenit

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.