UEFA publikon pritjen e jashtëzakonshme të Stivi Frashërit ndaj Cluj – VIDEO

UEFA i ka kushtuar një postim special skuadrës së Ballkanit, më konkretisht portierit të këtij klubi, Stivi Frashëri.

Gardiani i Ballkanit bëri një pritje deçizive në ndeshjen e parë të zhvilluar të fazës së grupeve ndaj Cluj në “Fadil Vokrri” javën e kaluar, ndeshje e cila u mbyll me rezultat 1-1, me mysafirët që barazuan rezultatin në minutat shtesë, shkruan Sinjali Sport.

Lexo edhe:

“Liria” shkëlqente edhe kur futbolli luhej në livadhe, por tash?!

Nga një sondazh i faqes zyrtare të Ligës së Konferencës, pritja e Stivi Frashërit u zgjodh si më e mira e votuar nga tifozët në Twitter.

E pas kësaj, faqja zyrtare e këtij kompeticioni e ka bërë një dedikim të veçantë për pritjen e tij ndaj Cluj.

“Pritje sensacionale nga Stivi Frashëri i Ballkanit”, ka shkruar faqja zyrtare e UEFA Conference League.

Ballkani ndeshjen e dytë të fazës grupore do ta zhvillojë të enjten, ndaj skuadrës së Slavia Pragës si mysafir.

/GazetaSinjaliSport/