20-04-2024

“Liria” shkëlqente edhe kur futbolli luhej në livadhe, por tash?!

Klubi prizrenas dikur shkëlqente, ndërsa tashmë, sidomos këto vitet e fundit është zbehur, duke zhgënjyer adhuruesit e shumtë. Liria dikur luante me ekipe të njohura të ish-Jugosllavisë 22 milionëshe, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Një pjesë e ekipit të atëhershëm “Prishtina”, që në vitet 1980-ta përfaqësonte dinjitetshëm futbollin kosovar në ish-shtetin jugosllav, ishte nga Prizreni, sikurse: Kujtim Shala, Skënder Shengyli, Sokol Hadri, Sami Ahmeti, Rexhep Gaxholli, Erdogan Celina, Behajdin e Bedridin Gjinali, etj…

“Liria kishte paraqitje më të mirë edhe në vitet 90-ta, kur për shkak të pushtimit serb, futbolli luhej në livadhe dhe financimi dihej se çfarë ishte. Megjithatë, ishte në top 5-she në tabelë:

Renditja në sezonin  1996/ 97

  1. Prishtina      34 26 5 3 89:29 85
    2. Besa        34 25 0 0 94:39 75
    3. Gjilani‘95 34 14 19 5 71:38 62
    4. Liria        34 17 5 12 48:37 56
    5. Besëlidhja 34 16 7 11 59:34 55

Pas luftës nga Liria te Prishtina kanë luajtur edhe disa të shquar si: Uliks Emra, Fitim Krusha, Shqipron e Agron Skeraj.

Nga Liria ka dal edhe i madhi, Vedat Muriqi, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Që nga viti 1995, Liria nuk është bërë kampion,  pra 27 vjet, apo një brez njerëzor. Për më keq, tash e tri vite është anëtare e Ligës së Parë, pra jo Superligës, rangut kryesor.

Komuna ka dhënë disa herë donacione financiare për Lirinë, përkundër që ka pasur edhe kritika nga opozita dhe OJQ, për mungesë të rezultateve. Kjo ka vazhduar edhe sivjet!

Nga prilli i këtij viti mbetet i paqartë edhe statusi juridik i klubit. Komisioni ka dhënë dritën jeshile në një konkurs, që Liria të shkojë në privatizim, ndërsa sipas informatave, fituesi Raman Kiqe ende nuk e ka shndërruar në ShPK,.. A thua pse po heziton?

Liria aktualisht është OJQ. Ajo pati start të dobët edhe këtë sezonë, megjithëse garon në rangun e dytë të futbollit kosovar.

Ndonëse nuk ka treguar performancë të mirë as në dy ndeshjet e para, kulmi  ishte kur së fundi barazoi në Prizren, në lojë kundër Istogut, me rezultat 1:1, përkundër që mysafirët nga minuta e 55, përkatësisht 75, luajtën me dy futbollistë më pak.

Ylli prizrenas që ka lënë gjurmë në futbollin kosovar, S. Shengyli, ditë më parë ka thënë se Liria i ka punët më keq tash se para privatizimit.

Po ashtu ka pasur edhe reagime nga asamblistë, gazetarë, qytetarë, si Dafina Alishani, Faruk Tahiri, Ilir Baldedaj, etj.

Thjesht “Liria” askund me rezultate e me status të pa definuar!

/ GazetaePrizrenit.net /

Renditja në sezonin  1996-1997

  1. Prishtina 34 26 5 3 89:29 85
    2. Besa 34 25 0 0 94:39 75
    3. Gjilani ‘95 34 14 19 5 71:38 62
    4. Liria 34 17 5 12 48:37 56
    5. Besëlidhja 34 16 7 11 59:34 55
    6. 2 Korriku 34 16 6 12 45:38 54
    7. Flamurtari 34 13 8 13 34:39 47
    8. Kosova (V) 34 14 5 15 46:55 47
    9. Llapi 34 14 4 16 57:64 46
    10. Minatori ‘89 34 15 1 18 54:66 45
    11. Vëllaznimi 34 12 8 14 52:54 44
    12. Uniteti 34 14 2 18 49:60 44
    13. Ballkani 34 13 5 16 51:55 44
    14. Kitka 34 12 7 15 48:74 43
    15. Feronikeli 34 10 8 16 47:69 37
    16. Ulpiana 34 11 4 19 41:68 35
    17. Dukagjini 34 9 6 19 41:68 33
    18. Skenderaj 34 5 4 25 33:69 19

Asnjë koment

Comments are closed.