24-11-2024

Kapen “hajdutët” që si në filma grabitën karburantin “Shell” dhe market “Fatonin” në Piranë

Duket se kanë rënë në duar të policisë “hajdutët” që një muaj më parë si në filma me armë plaçkitën karburantin “Shell”në Piranë të Prizrenit.

Njoftohet se arrestimit është bërë pas identifikimit, në bashkëpunim të policisë së Prizrenit dhe asaj të Gjakovës.

Të dyshuarit i ka arrestuar policia e Gjakovës, por sipas burimeve nga policia të portalit “Gazeta e Prizrenit”, gjatë intervisitimit ata kanë pranuar se kanë kryetar edhe plaçkitjen në pikëkarburantin në Piranë të Prizrenit.

Rasti kishte ndodhur në mes të korrikut, rreth orës 03:15 të mëngjesit, kur në pamjet e xhirimeve dy persona të maskuar shihen duke dalë nga një veturë dhe nën kërcënimin e armëve ndaj punëtorëve të pompës së benzinës “Shell” në market “ Fatoni” në Piranë, grabisin gjëra të ndryshme për një kohë të shkurtër. Sipas pronarëve, një punëtor i marketit brenda kësaj pike karburanti kishte marrë lëndime të lehta trupore.

Për zbardhjen e këtij rasti, intervistimin e tyre e ka bërë edhe policia e Prizrenit dhe sipas burimeve ata kanë pranuar se ishin pjesë e kësaj grabitje.

Sipas pronarëve, grabitësit patën marrë rreth 1.000 euro dhe komplet sasinë e cigareve që ndodheshin në market.

Sipas njoftimit për media, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori Rajonal për Hetime, ka njoftuar se gjatë kontrollit arrestimin e dy personave që kryesisht kishin grabitur nëpër pompa të derivateve janë sekuestruar: AK-47, pushkë gjahu e llojit Shotgun me katër fishek, pistoletë e llojit TT me një karikator dhe shtatë fishek, një shufër metalike, substancë e dyshuar si narkotik si dhe pajisje tjera përcjellëse për përdorimin e narkotikëve, maska, dorëza dhe rroba të ndryshme, veturë e tipit Golf katër, targa të ndryshme të veturave vjedhura , dy telefona mobil, dy kasaforta, municion dyqind e njëzet e pesë euro para

Sipas policisë, personat e arrestuar janë B.Z i lindur në vitin 1996 dhe M.Sh i lindur në vitin 1990. Ndonëse policia nuk e ka përmendur ndërlidhjen e tyre me rastin e grabitjes në Piranë, dyshohet se ka ndërlidhsmëri me këtë rast./ GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.