29-11-2024

Kapen mbi 5 kg heroinë në Morinë, në pranga 42-vjeçari me 2 emra

Mëngjesin e sotëm policia e Shtetit ka kapur 5.1 kilogramë heroinë në pikën kufitare të Morinës dhe ka njoftuar se në prangat ka rënë një 42-vjeçar me iniciale A.A, alias A.J.

Ndërkohë 42-vjeçari është arrestuar pas kontrollit në këtë pikë kufitare ku në automjetin që drejtonte tip “Golf 6”, në një çantë iu gjetën 5 kilogramë e 107 gramë heroinë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

G/S

Asnjë koment

Comments are closed.