17-05-2024

Kapen në flagrancë dy persona në Suharekë, sekuestrohet një sasi e marihuanës

Në fshatin Shirokë në Suharekës, teksa Policia pa patrullonte në një pikë kontrolli, mbrëmë ndaloi një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të dy të dyshuarve, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të posedimit të drogës, të dyshuarit, njëri 36-vjeçar e tjetri 22 vjeç, janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohen.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Asnjë koment

Comments are closed.