19-05-2024

Kapet drogë në Burgun e Dubravës, tri raste brenda tri ditëve

Një aksion i kryer nga zyrtarët e shërbimit korrektues në Burgun e Dubravës ka përfunduar me gjetjen e një sasie të drogës tek të burgosurit. Zyrtarët korrektues kanë gjetur drogë në tri raste të ndara.

Raporti i policisë:

BLERJE & POSEDIM I NARKOTIKËVE

Qendra Korrektuese Dubravë 12.01.2023-13:15. Gjatë kontrollit në brendi të zonës së burgut nga oficerët korrektues është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë prej 245 gram. Rasti në procedurë hetimore.

Qendra Korrektuese Dubravë 11.01.2023-13:50. Gjatë kontrollit  nga oficerët  korrektues  te njëri nga tre të dyshuarit i janë  gjetur dhe sekuestruar  26 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 34 gram. Rasti në procedurë hetimore.

Qendra Korrektuese Dubravë 10.01.2023-20:50.  Gjatë kontrollit  nga oficerët  korrektues në veshjen e të  dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë në peshë 9 gram, rasti në procedurë hetimore. /FO

Asnjë koment

Comments are closed.