16-09-2021

Kapet peshkaqeni në Durrës, kapiteni: Është më i rrezikshmi

Është kapur sot një peshkaqen me peshë 650 kg nga peshkatarët e Durrësit, në thellësi të Adriatikut, përballë grykëderdhjes së lumit Buna. Peshkaqeni u kap nga anija “Gerardo”, në një thellësi prej 155 metrash nën ujë.

Kapiteni i anijes, Kapllan Rama thotë se peshkaqeni po tentonte të shqyente rrjetën dhe se është  i pesti peshkaqen që është kapur dhe është më i rrezikshmi.

“Është i pesti, por ky është me i rrezikshmi. Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuverte këtë përbindësh deti. Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjatë dhe me pas se peshonte rreth 650 kg”, ka thënë ai për Ora News.

 

Asnjë koment

Comments are closed.