Valon Berisha: Ndeshja me Çekinë është një finale
Kapiteni i Kosovës Valon Berisha, gjatë një konference për media ka folur lidhur me pritshmëritë që ka për ndeshjen e nesërme ndaj Çekisë.
Berisha se kjo është një finale.
“Ne i shohim shancat tona. I Kemi mundur në Prishtinë tani i shohim edhe shancat tona.Kjo është nje finale. Kjo do të jete një luftë nga minuta e parë deri tek e fundit. Kjo ndeshje dërgon dyja ekipet në Evropian “.
Ai shtoi se Kosova e ka rastin më të mirë që të jetë pjesë e Kampionatit Evropian.
” Ne duhet të luftojmë për të qenë pjesë e evropianit. Kjo është një shancë që duhet ta marrim. P.sh askush gati nuk do ta besonte që Kosova me vetëm tre vite do të arrinte këtu.”
“Por nuk duhet të biem në presion. Duhet të luajmë dhe ai i cili luan dhe e don lojën më shumë. Për vete nuk jom një tip që besoj shumë një presion. Sepse ne punojmë për të arritur sukses.”
Berisha tha se do ta jep 100 përqind kontributin e tij.
“Atmosfera është shumë e mirë në ekip. Kemi një mungesë të madhe në ekip si Vedat Muriqi. Kemi nisur mirë përgatitjen në Prishtinë e tani edhe këtu në Plzen. Une edhe pse nuk kam shumë minuta me Kosovën do ta jap 100 përqind çdo herë kontributin tim”.