28-04-2024

PDK në Prizren kritikon kryetarin Haskuka për nivelin e papastërtisë

Përfaqësues të PDK-së në Prizren kanë kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, rreth premtimeve të fundit të tij për përmirësimin e gjendjes së pastërtisë.

Kooridatori në degën e PDK-së, Jeton Bytyçi në një postim tw shoqëruar edhe me disa foto  në ‘facebok’ ka theksuar se Haskuka tenderin për mirëmbajtje e ka thënë për herë të tretë radhazi,  duke ia ka besuar dhe lidh kontratë me kompaninë, e cila ka të regjistruar makineritë e tyre me tabela të Serbisë.

Postimi i plotë i tij:

Myta, aq mirë i paska trajnuar qentë e tij, aq sa, përveç që po kujdesen për “largimin” e mbeturinave, qentë e tij të trajnuar mirë, po kujdesen edhe për “sigurimin” e Gjykatës Themelore në Prizren.

Meqenëse ra fjala, pas 8 muajve vonesë, për mos ofrim të shërbimeve për mirëmbajtje dhe pastrim të qytetit të Prizrenit, dhe pas lajmit të dhënë nga vet Myta, që tani e tutje Prizreni do të jetë më i pastër, gjendja në teren, po e dëshmon të kundërtën, sepse realiteti thotë ndryshe.

Fotografia e Jeton Bytyçi

Sa për njoftim ndaj opinionit publik:
“Myta këtë tender, për herë të 3-të radhazi, i’a ka besuar dhe tani ka lidhur kontratë me kompaninë, e cila ka të regjistruar makineritë e tyre me tabela të Serbisë.

Po e ripërsëris qe disa herë se: Kauzat e VV-së për Bashkim Kombëtar, janë kauza të rrejshme nga demagogu Al-Bin Kurti, sepse në realitet këta zyrtarë nga Vetëvendosje, e dëshirojnë Vllaznim-Bashkimin me Serbinë.

Bërja biznes edhe në të kaluarën në disa raste me shtetin SRB, tregon nostaligjinë e tyre, për të bashkëpunuar me këtë shtet, i cili ka kryer gjenocid gjatë luftës në Kosovë”./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Jeton Bytyçi

Asnjë koment

Comments are closed.