Kaq para i solli Kosovës Diaspora gjatë 11 muajve
Ka shkuar në 1 miliard e 217.8 milionë euro vlera e dërgesave nga mërgata deri në muajin nëntor 2023, gjë që paraqet rritje prej 10.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Sipas BQK-së, vlera e remitancave, sipas vlerësimeve, për nëntor 2023 ishin 101.3 milionë euro.
“Prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga IFJB-të me pjesëmarrje prej 65%, kanalet tjera me 19% dhe bankat me 16%
Asetet e kompanive të sigurimit arritën vlerën e 300.6 milionë eurove, rritje prej rreth 200 mijë euro krahasuar me muajin paraprak
Asetet e fondeve pensionale në fund të këtij muaji ishin 2.65 miliardë euro, rritje për 54.3 milionë euro
Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 2.8 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 499.4 milionë eurove”, thuhet në njoftimin e BQK-së.