29-04-2024

Katër aksidente në rajonin e Prizrenit, 14 persona të lënduar

Katër aksidente me të lënduar kanë ndodhur dje në rajonin e Prizrenit.

Në raportin 24 orësh të Policisë njoftohet se nga këto aksidente kanë mbetur të lënduar 14 persona.

Raporti për aksidentet nga Policia:

Rr. Mursel Osmanaj, Prizren 31.10.2020 – 11:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj Kos. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj Kos. dhe një femër Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Fsh. Mushtisht, Prizren 31.10.2020 – 14:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj Kos. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj Kos. dhe një femër Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 31.10.2020 – 19:50. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre automjeteve me targa vendore me ngasës meshkuj Kos. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj Kos. dhe një femër Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Te rrethi ish-Benaf, Prizren 31.10.2020 – 21:40. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti me targa vendore dhe një motoçiklisti me ngasës meshkuj Kos. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar./GazetaePrizrenit.net

Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.