24-11-2024

Katër armë sekuestrohen në rajonin e Prizrenit, një plagosje tentohej të fshihet

Gjatë aktiviteteve në parandalimin e dukurive negative në rajonin e Prizrenit, Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë katër (4) armë zjarri nga qytetarët të cilët i posedonin në mënyrë ilegale.

Në këtë aktivitet tri (3) nga armët janë konfiskuar në komunën e Suharekës, në raste të veprave penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ku në njërin nga rastet kemi të bëjmë me lëndim nga arma e zjarrit, me ç’rast viktima është trajtuar nga mjekët, por rasti nuk është raportuar tek organet e rendit dhe kanë tentuar ta fshehin. Pas një punë intensive të hetuesve dhe një informacioni të pranuar, Policia ka arritur të zbulojë të dyshimtin për rastin i cili ka ndodhur me datën 18.06.2019 në një fshat të komunës së Suharekës.

 

Në dy raste dyshohet se armët janë përdorur gjatë ahengjeve familjare.

 

Ndërsa në rastin e katërt Policia në Stacionin Policor Veri në Prizren ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë një armë.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që gjatë aktiviteteve policore të parandalojë dukuritë negative dhe do të jetë e pa kompromis ndaj të dyshimtëve të cilët gjenden në pronësi të armëve ilegale.

Asnjë koment

Comments are closed.