05-08-2020

Katër deputetë të LDK’së dalin pozitiv me koronavirus

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se katër deputetët e LDK’së që kanë rezultuar pozitiv janë: Arben Gashi, Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti.

  • Gjithashtu Express merr vesh se Kujtim Shala është pozitiv me koronavirus tash e pesë ditë. Derisa Visar Hoti dhe Haxhi Avdyli kanë dalë pozitiv sot.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 114 raste të reja me koronavirus në vend.

    Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3.178

     

    Asnjë koment

    Comments are closed.