16-04-2024

Katër fluturime janë planifikuar për javën e ardhshme nga Aeroporti i Prishtinës

Si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19 janë zvogëluar edhe fluturimet gjithkund nëpër botë.

Kësisoj ndodhi edhe me ardhjet në Kosovë, por dhe shkuarjet nëpër vendet tjera.

Por, tani nga Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’ kanë bërë të ditur se kanë fluturime janë planifikuar të realizohen javën e ardhshme.

Dy fluturime do të bëhen drejt Malmos, një drejt Cyrihut dhe një drejt Dyzeldorfit, ka njoftuar aeroporti.

Njoftimi i plotë:

Fluturimet e planifikuara për javën që vie janë si vijon:

1 Prill 2020/Dy fluturime

GM6143 Prishtinë – Malmo (ora 11:20) CHAIR
GM6043 Prishtinë – Zurich (ora 18:20) CHAIR

3 Prill 2020/Një fluturim
GM6143 Prishtinë – Malmo (ora 11:35) CHAIR

4 Prill 2020/Një fluturim
EW5703 Prishtinë – Dusseldorf (ora 15:00) EUROWINGS

Për ndonjë ndryshim eventual në nisjet e planifikuara, ju lutemi të jeni në kontakt me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre.

VËMENDJE:
Fluturimet do të operohen me udhëtarë vetëm në shkuarje.

Asnjë koment

Comments are closed.