Katër granata dore gjenden në lagjen “Arbana”
Në lagjen “Arbana” të Prizrenit janë gjetur katër granata dore, të mbetura nga lufta e fundit.
Një person ka raportuar në polici se dyshon që në një lokacion gjenden mjete të dyshuara shpërthyese, të mbetura nga koha e luftës së fundit.
Në raportin e policisë, thuhet se pas kësaj janë njoftuar njësitet përkatëse dhe në vendin e ngjarjes ka dal njësia e FSK e EOD-së të cilët kanë larguar mjetet e dyshuara: 4 granata të dorës, 4 detonator dhe tre ndezës.
Me urdhër te prokurorit rasti mbyllet me një raport te veçantë.