13-07-2024

Arrestohet prizrenasi pasi sulmon dajën

Një person është arrestuar në Prizren, për shkak të sulmit ndaj dajës dhe dëmtimit të veturës se tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Beteja e Pashtrikut”, Prizren. Në raportin e policisë, thuhet se pas një zënke familjare me dajën e tij,  një person e ka sulmuar, kanosur dhe ia ka goditur veturën me bllok betoni duke ia dëmtuar automjetin.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.