15-05-2024

BMW do të tërheqë 324 mijë vetura nga Evropa, mund të kaplohen nga zjarri

BMW do të tërheqë 324 mijë vetura me naftë në të gjithë Evropën për shkak të një serie zjarresh të rrezikshme të ndodhura në Korenë e Jugut.

Në mes të janarit e korrikut të këtij viti, 27 vetura janë kapluar nga zjarri, që ka bërë që edhe politikanët koreanë të intervenojnë dhe dega e BMW-së në Kore të marrë një reagim të ashpër nga konsumatorët e tyre. 13 prej tyre tashmë kanë paditur firmën gjermane, duke thënë se janë të frikësuar të vozisin veturat e tyre, transmeton koha.net.

Marka gjermane tashmë i ka kërkuar falje konsumatorëve koreanë, por BMW tani do të detyrohet të tërheqë qindra mijëra vetura të shitura në Evropë për të rregulluar pjesën e rrezikshme.

Asnjë koment

Comments are closed.