05-10-2024

Policit ia vjedhin të gjitha pajisjet policore, dhe arin e bashkëshortes

Një polici në qytetin e Pejës, i janë vjedhur nga hajnat mbrëmë vonë, të gjitha pajisjet policore me të cilat ai punon, përshirë këtu edhe revolen me hiq më pak se 15 fishekë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

Zyrtarit policor, i hynë hajnat në shtëpi, siç dyshohet përmes derës së ballkonit, dhe i kanë vjedhur edhe një masë të madhe të arit të bashkëshortes së tij.

Sipas deklarimit të policit, vlera e arit arrin vlerën 1800 euro.

Në një raport policor të cilin e ka siguruar Gazeta Blic, evidentohet rasti në fjalë, e cila në këtë raport të shpejt policore është cilësuar si vjedhje e rëndë.

“Viktima(zyrtar policor) raporton se persona të panjohur kanë depërtuar në brendësi të banesës së tij, dyshohet përmes derës së ballkonit ku i kanë vjedhur sefin zyrtar me pajisje policore(rripin zyrtar, revolen zyrtare me nr.0067, dy karikatorë me nga 15 fishekë, sprej shufra, prangat, si dhe arin e bashkëshortes në vlerë 1800 euro. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i hetimeve dhe krimeteknika. Rasti nën hetime” thuhet në raportin e policisë.

Edhe përkundër faktit se masat e sigurisë ndaj pasjeve policore janë shtuar, vjedhjet e tyre janë të shpeshta./GazetaBlic/

Asnjë koment

Comments are closed.