24-11-2024

Katër kandidatët në listën finale për guvernator të BQK-së

Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka përcaktuar listën me katër kandidatë. Në këtë listë janë përzgjedhur, Ahmet Ismaili, Lulzim Ismjli, Nexhat Kryeziu dhe Shkendije Himaj.

Në këtë procesi kishin aplikuar 16 kandidatë.

Mbështetur në Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe në kriteret e përcaktuara në konkursin për plotësimin e pozitës së Guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Kosovës, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën si më sipër, ka përcaktuar listën e kandidatëve (renditje alfabetike) .
Pas përfundimit të veprimeve procedurale të parapara me aktet juridike në fuqi lidhur me kandidatët e cekur më lartë, propozimi (lista e kandidatëve) do të procedohet sipas Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, BQK-ja , aktualisht udhëhiqet nga Guvernatori Fehmi Mehmeti. Këtij të fundit i skadon mandati në mars të vitit të ardhshme. Emërimi i guvernatorit të ri do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit. Lista e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili do të përzgjedhë një individ. Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit të BQK-së. Në njoftimin e BQK-së, thuhet se konkursi është hapur bazuar në nenin 38 të Ligjit mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.