26-04-2024

Parashikimi i motit për sot

Për sot ( e enjte) parashikohet mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale bore. Në zona të caktuara, pritet të jenë edhe në formë të shiut, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, ku në përgjithësi reshjet do të jenë më të pakta.

Vonë në mbrëmje, pritet të arrijë një valë e re me të reshura, kryesisht në formë të borës, lokalisht të dendura, njofton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 1-5°C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Asnjë koment

Comments are closed.