24-11-2024

Katër nxënës nga Dragashi trajnohen në kinematografinë e arteve mediale në Tiranë

Katër nxënës nga 4 fshatra të ndryshme të Komunës së Dragashit, do të qëndrojnë në Tiranë për të ndjekur një trajnim nga profesorë të arteve mediale, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Projekti në fjalë ka për qëllim të bëjë trajnimin teorik dhe praktik në artin e shtatë, përkatësisht kinematografinë e arteve mediale.

Lirim Hajredini, Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se sektori të cilin e udhëheq, në bashkëpunim me OJQ “Thesari”, po bën implementimin e projektit “Skena 2”, të përgatitur nga regjisori Valmir Tërtini.

“Nxënësit e përfshirë në trajnim do të qëndrojnë në Tiranë për 3 ditë, ndërsa në fund, 4 nxënësit do të realizojnë një video ETYD të punuar nga vet ata me temën e përzgjedhur”, ka njoftuar ai.

 

Asnjë koment

Comments are closed.