“Katër postet kryesore të shtetit në hava”, Kelmendi ngre alarmin për situatën ku gjendet Kosova
Gazetari Adriatik Kelmendi ka ngritur alarmin lidhur me situatën në vend, kjo pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Express.
Në një shkrim në Facebook, Kelmendi thotë se pasi që të shkohet në zgjedhje vendi do të mbetet edhe pa krytar të Kuvendit.
Pasi që ish presidenti është thirrur në Hagë, vendi tashmë ka mbetur edhe pa president.
Ndërkohë mbrëmë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi ka mbetur me kryeministër në detyrë.
Kelmendi thotë se tashmë është shkarkuar edhe kreu i AKI-së, e rrjedhimisht edhe institucioni më i lartë i sigurisë në vend ka mbetur pa drejtor.
“Dmth pasi që po shkojmë në zgjedhje parlamenti shpërbëhet – vendi mbetet pa Kryetar të Parlamentit. Pasi që Presidenti i zgjedhur u thirr në Hagë – vendi është pa President, por me u.d. President. Pasi që Gjykata Kushtetuese dha verdiktin – vendi mbetet pa Kryeministër, por me Kryeministër në detyrë. Pasi që Kryeministri dhe u.d. Presidentja e shkarkuan drejtorin e AKI-së – vendi mbetet pa drejtor të shërbimit inteligjent. Katër postet kryesore të shtetit në hava! Veç Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese me shtagë në dorë! Kosova sui generis”, ka thënë ai./GazetaExpress/