Katër shtetas nga Shqipëria kalojnë ilegalisht në Kosovë
Sipas policisë katër persona nga Shqipëria janë ndaluar për kalim ilegal të kufirit në Kosovë.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Restelicë-Dragash, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Gjatë patrullimit, policia ka takuar katër meshkuj shtetas të Shqipërisë dhe gjatë intervistimit të njëjtit kanë pranuar se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
“Të dyshuarit janë sjellë në stacion, ku u janë kryer kontrollet mjekësore dhe pas inicimit të rastit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në raportin e policisë.