20-04-2024

Katër shtetas nga Shqipëria kalojnë ilegalisht në Kosovë

Sipas policisë katër persona nga Shqipëria janë ndaluar për kalim ilegal të kufirit në Kosovë.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Restelicë-Dragash, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Gjatë patrullimit, policia ka takuar katër meshkuj  shtetas të Shqipërisë dhe gjatë intervistimit të njëjtit kanë pranuar se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

“Të dyshuarit janë sjellë në stacion, ku u janë kryer kontrollet mjekësore dhe pas inicimit të rastit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në raportin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.