18-05-2024

Katër super-dështimet e LDK-së

Edhe pse ishin ministra, njëri i Shëndetësisë, e tjetri i FSK-së, nuk arritën të marrin vota mjaftueshëm për të qenë deputet.

Fjala është për Imet Rrahmanin e Haki Demolli .

Sipas listë së votave të kandidatëve të LDK-së për deputet, që ka siguruar Gazeta Blic, edhe Rrahmani edhe Demolli kanë dështuar që të bëhen deputet.

Derisa Demolli ka marrë vetëm 6 mijë e 900 vota, Rrahmani ka marrë vetëm 6 mijë e 700, të pamjaftueshme për të qenë deputet.

Pos tyre, keq kanë dështuar edhe Besa Gaxherri, një ish- deputete e zëshme, dhe Melihate Tërmkolli, duke mos arritur që të hyjnë në Kuvend, raporton Gazeta Blic.

 

Asnjë koment

Comments are closed.