Katër të arrestuar nga protesta në Gjakovë
Protesta e nënave gjakovare të mbështetur nga qytetarët e Gjakovës, për ndalimin e vizitës së pelegrinëve serbë në Kishën ortodokse në Gjakovë, ka përfunduar.
Katër protestues thuhet të jenë arrestuar sipas organizatorëve por nuk dihet ende për shkaqet dhe emrat e të arrestuarve,.
Ekipi i KosovaPress raporton se dy nëna kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të emocioneve gjatë protestës, ndër to edhe Nysrete Kumanova.
Protestuesit kanë njoftuar epo ndërpresin protestën ngase pelegrinët serbë kanë deklaruar se do të anulojnë vizitën në Gjakovë.
Protestuesit marshuan në qytet dhe vendosën disa pankarta pranë Kishës Ortodokse ku shkruan “Gjakova nuk harron” e shumë mesazhe tjera.
Nëna gjakovare po kërkojnë drejtësi [për krimet e kryera në Gjakovë gjatë luftës derisa kanë thënë se “kriminelët serbë të mos lejohen të hynë në Gjakovë të veshur në petkun e pelegrinëve”. Protesta kishte filluar sot në ora 08:00./kosovapress