Katër të arrestuar për një rrahje në Prizren
Në lagjen Arbana në Prizren ka ndodhur një rrahje, transmeton GazetaePrizrenit.
“Raportohet se dje janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar”, njoftoi policia.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.