Ndërron jetë një grua që u vetaksidentua në Malishevë

Një femër ka vdekur në QKU si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të martën në Bubavec të Malishevës.

Aksidenti kishte ndodhur më 9 tetor ku ngasësi i veturës nga pakujdesia ka goditur një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishin pësuar dy pasagjeret femra, të cilat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

 

Policia dje është informuar nga QKU  se njëra nga viktimat ka vdekur. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në obduksion dhe pritet rezultati i shkaktarit të vdekjes së viktimës.