28-04-2024

Katër të infekuarit të fundit, tre nga Malisheva një nga Llapi

Tre të prekur vijnë nga komuna e Malishevës, ndërsa njëri është nga Llapi. Ky i fundit së fundi kishte ardhur nga Italia, shteti i cili po konsiderohet epiqendra e shpërndarjes së virusit.

Qeveria ka futur tanimë tre komuna në karantinë, ato të Vitisë, Malishevës dhe Klinës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, ka konfirmuar komunat prej nga vijnë të infektuarit me COVID-19.

‘’Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus).’’, ka shkruar ai.

‘’Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19. Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.’’

‘’Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.’’, shtoi Vitija. /Express.

Asnjë koment

Comments are closed.