24-11-2024

Katër të lënduar në dy aksidente trafiku në Prizren

Katër persona, njëra femër këmbësore kanë marrë lëndime trupore,  në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur dje në Prizren, ka njoftuar policia, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 04.11.2020-11:45. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre drejtuesit të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Rasti duke u hetuar.

Rr. Ali Hadri, Prizren 04.11.2020-19:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull Kos.duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër Kos.të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Rasti është duke u hetuar ndërsa është njoftuar prokurori. /GazetaePrizrenit.net/

P. S  Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.