19-04-2024

Katër të lënduar në një aksident në Suharekë

Katër persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku, që ka ndodhur në fshatin Dubravë të  Suharekës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, ndërsa viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar veturën  e tij me targa lokale nga pakujdesia  ka godit  veturën tjetër, po ashtu me targa lokale dhe përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit dhe dy pasagjer”, thuhet në raportin e policisë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.