23-11-2024

Katër të vdekur me Covid-19 nga rajoni i Prizrenit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes me Covid-19 apo dy më shumë se një ditë më parë në Kosovë.

Në fakt komuna e Prizrenit printe sot për nga numri i viktimave, ndërsa një rast është nga Suhareka, raporton Gazeta e Prizrenit.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë i të vdekurve, pos komunës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë paraqitur  1.891 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 13,120 personave të dyshuar për COVID-19.

Në këtë kontekst Prizreni është i dyti ne vend me 202 raste, 16 nga Suhareka, Dragashi 10, Rahoveci 23 dhe Malisheva 57 raste. /GazetaePrizrenit.net/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Asnjë koment

Comments are closed.